Përkrhja e themelimit të aktiviteteve të reja ekonomike dhe e përmirësimit të njohurive dhe aftësive biznesore për zhvillimin rural të sektorit agro-pyjor në Komunën e Hanit të Elezit

Laboratori për Aktivitete të Biznesit (LAB) në fillim të muajit Korrik bëri shpallje publike për shprehje të interesit për themelimin e 16 aktiviteteve të reja ekonomike në sektorin agro pyjore në Komunën e Hanit te Elezit.
Gjithësej 115 individë kanë shprehur interes për të aplikuar, (Sera 21, Mjedër 15, Luleshtrydhe 5, Bletë 54, Blegtori 14, Vreshtari 6.) ndërsa 56 tyre kanë aplikuar (Sera 7, Mjedër 8, Luleshtrydhe 3, Bletë 29, Blegtori 5, Vreshtari 4.)
Më daten 3, 6 dhe 7 Gusht  komisioni në përberje  nga përfaqësuesit e Laboratorit për Aktivitete të Biznesit (LAB), Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Hani i Elezit (BPZHR) dhe dy ekspert nga fushat përkatëse nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësis së Kosovës (IADK) ka bër shqyrtimin e aplikacioneve dhe vlerësimin e tyre në teren.
Shqyrtimi dhe vleresimi i këkesave si dhe përzgjedhja e përfituesve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara dhe vlerësimit nga komisioni për të gjithë sektorët.
Në bazë të këtyre rezultateve do të shpallet edhe lista finale.

Recent Work