Shtator 17, 2014 – Kompania për prodhimin e çimentos Sharrcem, në kuadër të projektit “Laboratori për aktivitete të biznesit”, ka marrur inciativen të organizojë një vizitë në njësin Menaxhuese “Uji i Bardhë” në Gorancë me nxënësit e shkollës së mesme “Dardania” në Han të Elezit. Qëllimi kryesor i vizitës është njoftimi i nxënësve me aktivitetet e Projektit “Laboratorit për Aktivitete të biznesit”, përmes të cilave synon të kontribuoj në ngritjen e njohurive të nxënësve për resurset pyjore të kësaj zone, rëndësinë e tyre për mjedisin, shoqërinë, dhe ekonominë në përgjithësi.
Fillimisht nxënësit u informuan mbi rëndësinë e pyjeve në përgjithësi, më pas ata patën rastin të mësojnë më shumë për secilin lloj të drurit që gjendet në këtë pjesë, si dhe për aktivitet siliviulturore të LAB të cilat janë duke u zhvilluar në bashkepunim me Agjencinë Pyjore të Kosovës dhe Drejtorin Komunale për Bujqesi Pylltari dhe Zhvillim Rural me qëllim të përmirësimit dhe menaxhimit të mirëfillt të hapësirës pyjore prej 20 ha, të cilat janë në pronësinë publike.
Nxënësit patën rastin të mësojnë se përmes masave të kujdesit silvikulutror synohet që të ndikohet pozitivisht në përmirësimin e cilësisë dhe sasisë së masës drurësore të gjendur në këtë pjesë, duke i dhënë karakter pozitiv ndërhyrjeve të faktorit njeri, dhe duke dhënë kontribut vazhdimisht në mbrojtjen dhe përmirësimin e pyjeve në përgjithësi. “Me këto masa silvikulturore do të ndikohet në optimalizimin e produktivitetit duke rregulluar artificialisht pjesëmarrjen e secilit lloj të drurit dhe dendësie optimale, si edhe në funksionet tjera gjithpërfshirëse të pyjeve të trajtuara.
Ndërsa lënda e drurit e përfituar nga këto trajtime do të procesohet për prodhimin e ashklave të cilat do të shfrytëzohen si lënd djegse për prodhim të energjisë për ngrohje të hapësirave të një shkolle në afërsi të zonës së trajtuar.” theksoi Hysen Shabanaj, drejtor i LAB, që po mbante ligjëratë informuese për nxënësit gjatë kësaj vizite.
Në anën tjetër nxënësit u shprehën të kënaqur me iniciativën e LAB përmes së cilës mësuan mjaft shumë për botën e pyjeve. “Jam shumë e lumtur që pata rastin të mësoj më shumë për rolin e pyjeve në jetën tonë, dhe në të njejtën kohë për mënyrën dhe kujdesin e duhur në trajtimin e pyjeve. Ishte një eksperienc e bukur të njihesh me vecoritë e secilit lloj të drurit të kësaj zone. Këto njohuri që arrita t’i marr sot do t’i përcjell edhe tek familjarët dhe shokët e tjerë pasi që mendoj se janë të një rëndësie të lartë” tha Alma Curri, njëra prej nxënësve nga shkolla “Dardania”.
Objektivi afatgjatë i projektit LAB është që ky koncept i testuar të bëhet i qëndrueshëm dhe të aplikohet në sipërfaqe më të gjëra duke përmirësuar menaxhimin e pyjeve dhe siguruar sasi të mjaftueshme të lëndës drusore nga pastrimi i pyjeve si dhe shfrytëzimi i mbetjeve pas prerjeve të rregullta për procesim në ashkla që do të përdoren për ngrohjen e të gjitha objekteve publike në Komunën e Hanit të Elezit.