Laboratori për Aktivitete të Biznesit ka kënqësinë të shpall rezultatet e komisionit për vlerësimin e kërkesave për përkrahje nën skemën e projektit të Laboratori për Aktivitete të Biznesit ”LAB” të shpallur me 14 qershor 2018.
Komisioni për vlerësimin e kërkesave për përkrahje ne përbërje:
Në bazë të vlerësimit të dokumentacionit të parashtruar, intervistimit të aplikuesit dhe vlerësimit të kushteve në teren, poentimit si dhe gatishmërisë së shprehur të aplikuesit për të adresuar kërkesat dhe objektivat e projektit, komisioni unanimisht shpall listën e farmerëve përfitues duke përkrahur me:
Furnizimi/instalimi me paisje dhe inpute tjera përcjellëse për përpunimin e qumështit të deleve, prodhimi i jogurtit.
1. Besim Huneli
Furnizimin e një serre, farërave, fidaneve dhe inputeve tjera përcjellëse për prodhim të perim kulturave:
1. Sabedin Hasallari
Furnizimin e fidaneve dhe inputeve tjera përcjellëse për ngritjen e një plantacioni për kultivimin e luleshtrydhes/dredhzës:
1. Besar Qupi
Furnizimin e fidaneve dhe inputeve tjera përcjellëse për ngritjen e një plantacioni për kultivimin e lajthisë:
1. Kadri Daci
Furnizimin me kabinë druri për pulari, pula vojse dhe inpute tjera përcjellëse për prodhimin e vezëve:
1. Sefedin Dernjani