Zbatimi i nismës nga Sharrcem për të përkrahur zhvillimin në sektorin e Blegtorisë në Komunën e Hanit të Elezit

Investimet e fundit nga Organizata ‘’LAB’’ në komunën e Hanit të Elezit në sektorin e Blegtorisë kanë për synim bërjen e hapit të parë të transferimit të blegtorisë duke e zëvendësuar menaxhimin ekstensive tradicionale, më atë intensive komerciale.
Investimet në themelimin e “Model Fermës’’ përfshinë furnizimin e 10 lopëve qumështore të racës Holstein (bardh e kuq), furnizimin e fermës me paisje komplete të markës DeLaval me kapacitet për 20 lopë qumështore( sistemit të lirë të mbajtjes), si dhe monitorimin dhe dhënjen e këshillave teknike dhe trajnimit nga ekspert vendor dhe ndërkombëtar.
Përfitues i këtij donacioni është z. Fadil Brava nga fshati Puset e Nikës i cili edhe më parë është marrur me Blegtori. Përfitimi i këtij donacioni do ti ndihmoj fermerit për aplikimin e praktikave më të mira të prodhimit të qumështit sipas standardeve të Bashkimit Europian (BE).
Montimi i sistemit të mjeljes dhe paisjet e fermës me sistem të lirë të mbajtjes kanë filluar të realizohen nga 30. Mars. 2016 dhe kanë përfunduar më 18.Prill 2016, ndërsa furnizimi me lopë qumështore është bërë me 28. Prill. 2016.
Me 29 Prill 2016 Drejtori Menaxhues I SharrcemSHPK zot . Emmanuel Mitsou, Kryetari i komunës së Hanit të Elezit z. Rufki Suma kanë vizituar fermën dhe kanë cilësuar atë si një model i sukseshshëm për të berë hapat e duhur të prodhimit të qumshtit dhe shfrytëzimit të resurseve natyrore që posedon kjo zonë.
LAB planifikon të investojë në të ardhmen në të paktën edhe në dy pilot ferma më kapacitete të ngjashme prodhuese të qumështit cilesor që siguron mundësinë e investimit të një njësie të vogël të përpunimit të qumështit lokal (jo më shumë se 1000 litra në ditë), të cilat do të prodhojnë produkte të qumshtit të një cilësie e cila nuk është parë në tregjet lokale dhe nuk është prodhuar nga ndonjë qumështore në vend.

Recent Work