Zbatimi i nismës nga Sharrcem për të përkrahur krijimin e dyqindë bizneseve fillestare në sektorin e Agro-Pylltarisë nga LAB

Edhe ketë vitë Projekti LAB ka vazhduar përkrahjen në sektorin e bletarisë, drejt synimit të krijimit të dyqind bizneseve fillestare dhe po aq vende të reja të punës.
Më datën 06 Prill 2016 është bërë furnizimi me paisje dhe inpute tjera përcjellese nga kompania NTP “Gruda” me seli në Vitomericë-Pejë, ndërsa me 25 Prill 2016 është bërë furnizimi me pesëdhejt shoqëri Bletësh nga kompania NTP” Agroteknika” me zyre në Mamushë-për përfituesit: Mersad Curri (Hani I Elezit), Shefki Suma (fshati Dimcë), Rexhep Huneli (fshati Rezhancë), Gajur Berisha (fshati Gorancë), dhe Avni Bushi (Lagja e Meliqëve) komuna e Hanit të Elezit.
Krahas kësaj projekti LAB për të gjithë përfituesit do të siguroj trajnime teorike dhe praktik nga specialistët e jashtëm të angazhuar nga Organizata IADK –Vushtrri.Të gjithë përfituesit do të mentorohen dhe monitorohen në nje përiudhe të caktuar nga LAB me qëllim që të arrihen rezultate sa më të mira.

Recent Work